Në mënyrë për të përmbushur dëshirat e konsumatorëve, Audi ofron paketën e re për performancën e modelin R8 dhe TT RS, e cila quhet Performance Pack.
Performance Pack do të jetë në dispozicion në fund të verës për konsumatorët në Gjermani, transmeton Koha.net. Kjo paketë për Audi R8 përfshin pjesën e përparme me pamje “agresive” përmes spoilerit të ri, pragjeve të reja, set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë e diametër prej 20-inç, difuzer të pasmë “agresiv” si dhe spoiler të pasmë të theksuar nga fibra të karbonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq për Audi TT RS, Performance Pack përfshinë spoilerin e përparmë, vrimat për ajër, pragjet, difuzerin e pasmë dhe spoilerin e pasmë nga fibra të karbonit, kofanon e ri, rrotat me ngjyrë të zezë, si dhe tubat e shkarkimit të gazrave me ngjyrë ari mat.
Të dy këto modele, si opsion kanë në dispozicion edhe amortizatorët e modifikuar dhe sistemin e ri të frenimit.