Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka konfirmuar se në ofertën e vet do ta pasurojë edhe me një SUV krejtësisht të ri elektrik i cili për nga madhësia do t’i ngjajë modelit Q3.
SUV-i i ri (ndoshta e-tron Quattro) pritet të jetë tërësisht elektrik dhe do të kushtojë me çmim duke filluar nga 80,000 euro.
SUV-i i ri, po ashtu, do të radhitet si i katërt në nivelin e modeleve elektrike të kompanisë, pas modelit e-tron, e-tron Sportsback dhe e-tron GT.
Gjithashtu, do të ndërtohet me platformën e Volkswagenit – MEV, e cila është e dedikuar për veturat elektrike dhe të cilën Volkswageni e përdor për të zhvilluar serinë I.D, transmeton Koha.net.
Audi konfirmoi edhe SQ2-shin dhe A1-shin e ri
Në dy vitet e ardhshme, Audi do të prezantojë 20 vetura të reja – versionin plug-in të A8-shit të ri, e-Tron GT si rival i Tesla Model S, si dhe Audi SQ2.
Audi tashmë një vit e gjysmë është duke testuar në rrugët SUV-in e ri të saj sportiv, i cili deri në fund të vitit pritet të ketë premierën.
Se çfarë fshihet nën kofano ende nuk është zbuluar, por flitet për motorin e njëjtë sikurse te S3 – motori benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 310 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik të dyfishtë me shtatë shpejtësi.
Audi SQ2 do të ketë dizajn më ndryshe për dallim nga Q2 standard, si dhe amortizatorët e rinj, përcjell Koha.net.
Këtë vit, po ashtu, pritet që edhe A1 Sportback të bëhet me pasardhës i cili do të bazohet në platformën e njëjtë sikurse Volkswagen Polo.