Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi E-Tron me kamera në vend të pasqyrave

Audi E-Tron do të vijë me kamera në vend të pasqyrave klasike, për të përmirësuar edhe më shumë aerodinamikën e veturës.

E-Tron Crossover elektrik do të ketë një koeficient rezistence ndaj ajrit prej 0.28, që është një rezultat i shkëlqyeshëm për një automjet me një karroceri të lartë.

Fotografia nga kamera e jashtme do të shfaqet në ekranet OLED, të cilat ndodhen ndërmjet tabelës komanduese dhe derës së djathtë, transmeton KP.

Audi do të prezantojë E-Tronin më 30 gusht në Bruksel dhe për vitin 2019 është paralajmëruar edhe një model me rrymë, E-Tron Sportback.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm