Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi e Princit Harry me të cilën e mori Meghan Marklen, del në shitje për 80 mijë euro

Një Audi e cila është vozitur nga Princi Harry për të marrë Meghan Marklem nga aeroporti, ka dal në shitje për 80,890 euro.

Mbretëria e ka përdorur këtë RS6 Avant me 552 kuajfuqi për ta vozitur atëherë gruan e tij të ardhshme, për në dasmën e Pippa Middelton, transmeton koha.net.

Ky Audi RS6 është model i vitit 2017 ndërsa ka çati nga xhami, ulëse me ngrohje, asistim ‘night vision’, sistem Bose të zërimit e ekran 7 inç.

Nën kafano ka motorin twin-turbo 4.0 litërsh V8 i cili prodhon 552 kuajfuqi.

Është i porositur me ‘Dynamic Pack’, e cila i heq limitin e shpejtësisë, transmeton koha.net.

Audi RS6 i Princit Harry, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda e atë maksimale prej 280 kilometra në orë, ndërsa ka vetëm 7184 kilometra të kaluara.

Edhe Shitet për 72,000 dollarë vetura që princi Charles ia pati dhuruar princeshës Diana Kuriozitet Shitet për 72,000 dollarë vetura që princi Charles ia pati dhuruar princeshës Diana

Vetëm gjërat shtesë të porositura me këtë veturë kushtonin 12 mijë euro, duke e rritur çmimin e veturës kur është blerë në 102 mijë euro.

{gallery}