Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi A1 i ri 2018 spiunohet për herë të parë i pa kamufluar

Gjenerata e dytë e Audi A1 është duke u zhvilluar, i cili do të zbulohet më vonë gjatë këtij viti, por që tani ky super mini është fotografuar komplet i pa kamufluar gjatë testimit.

A1 i ri ka ‘fytyrën’ e re të katalogut të ri të Audi-së, me një grilë të gjerë gjashtëkëndorë, transmeton koha.net.

Modeli me pesë dyer duket më i madh se modeli paraprak e që të gjitha modelet me drita të reja.

Audi A1 i ri rivalizon direkt modelin e ri të Volkswagen Polo, Ford Fiesta e MINI Cooper.

Ky model do të vijë me platformën më të re të Audisë, të quajtur MQB.

Me platformën e re vijnë edhe motorët e rinj për t’u zgjedhur.

Edhe Audi A6 Avant i ri shihet në rrugë për herë të parë Auto Audi A6 Avant i ri shihet në rrugë për herë të parë

Një motor do të jetë 1.0 litërsh me tre cilindra me benzinë që prodhon 100 kuaj fuqi si dhe motori i ri 1.5 litërsh me benzinë e naftë.

{gallery}