Tri vjet e gjysmë që nga futja e konceptit të DBX-it, Aston Martin ka filluar testimin e modelit të saj të parë SUV.
Edhe pse u njoftua më parë se do të quhet Verakai, Aston Martin i parë SUV do të vazhdojë të jetë nën emërtimin DBX.
Dy shkronjat e para nënkuptojnë një linjë të veturave sportive nga epoka e David Brownit, dhe X është për një klasë Crossover, transmeton ksp. Ndryshe nga koncepti, DBX serik ka një dizajn më praktik dhe pesë dyer.
{gallery}
Fotot zyrtare të publikuara nga Aston Martin tregojnë se DBX ka shumë linja të përbashkëta me modelet e mëparshme sportive Vantage, DB11 dhe DBS Superleggera.
Nuk është ende e sigurt se ku DBX do të pozicionohet saktësisht, qoftë me Jaguar F-Pace dhe Maserati Levante, ose në krye të klasës me Bentley Bentayga, Lamborghini Urus dhe Ferrari SUV të ardhshëm.
Sidoqoftë, Aston Martin nuk do të fillojë prodhimin e DBX-it për të paktën edhe një vit.