MINI ka paralajmëruar modelin elektrik kur ai paraqiti konceptin elektrik në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë në internet janë shfaqur fotografitë e modelit.
Automobili testues është fotografuar në rajonet alpine të Austrisë, transmeton KP.
Dizajni i jashtëm është marrë kryesisht nga hatchback-mini me tre dyer, dhe ndryshimi më i madh stilistik është në pjesën e përparme.
Vetura ka enterier të ngjashëm me MINI-n standard, madje një pjesë e mirë e tabelës komanduese është e mbuluar me monitorë dhe instrumente, në të cilat përcillen të dhënat nga testi i vozitjes.
Spekulohet se MINI elektrik do të mundësohet nga një motor elektrik, të cilin BMW do ta përdorë në modelin e ardhshëm elektrik i1.
MINI E do të fillojë të prodhohet në nëntor 2019, ndërsa data e premierës botërore ende nuk dihet.
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë