Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ARES Panther zbulon një super veturë me 641 kuajfuqi

ARES Design ka zbuluar detaje të reja të super veturës të bërë me porosi ARES Panther.

ARES Panther do të prodhohen vetëm 21 sosh e secila nga to do të kushtojë 515 mijë euro.

Panther është i inspiruar në De Tomaso Pantera dhe ka trupin nga fibrat e karbonit. Edhe pse në fotografitë e rrjedhura, është shumë mirë i kamufluar, qartazi shihet ‘hunda’ e mprehtë e tij e dritat që zbulohen pas ndezjes së tyre.

Mekanikisht, ARES Panther është i bazuar në Lamborghini Huracan, edhe pse motori e marshet e tij janë modifikuar, për të cilat ARES thotë që rrit performancën e tij, transmeton koha.net.

Kapaciteti i motorit është rritur nga ai i Huracan 5.2 litërsh në 5.6 litërsh për të prodhuar 641 kuajfuqi.

ARES Design operon në Modena të Italisë ku është fabrika e themeluar nga ish-shefi i Lotus’it, Danny Bahar në vitin 2015.

Edhe “Ringjallet” Pantera Auto “Ringjallet” Pantera

Çdo Panther do të marrë 24 javë kohë për t’u ndërtuar para se dorëzohet te konsumatorët në gjysmën e dytë të 2018-ës.

{gallery}