Kompania amerikane Bollinger Motors, ka prezantuar veturën e parë elektrike për të gjitha terrenet me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Fjala është për veturën elektrike (EV – Electric Vehicle) Bollinger B1, e cila ka hapësirë për katër persona dhe e cila mund të lëvizë në të gjitha terrenet, transmeton Koha.net. Ka performancë të lartë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda.
Bollinger B1 ofrohet në dy versione, me baterinë prej 60 ose 100 kWh, të cilat sigurojnë autonominë nga 200 deri në 300 kilometra.
Shpejtësinë maksimale kjo “bishë” elektrike e arrin deri në 200 km/h, ndërsa ka motorët elektrikë me kapacitet në total prej 360 kuajfuqi.
Modelet e para të Bollinger B1 pritet të arrijnë vitin e ardhshëm.
{gallery}
-
Amerikanët lansojnë “bishat” elektrike për terrene të vështira
-
Bollingeri i shndërron në tërësisht elektrikë SUV-in B1 dhe Pick-upin B2
-
Amerikanët lansojnë “veturën më të aftë elektrike në botë” për terrene të vështira
-
VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik
-
Mercedesi lanson “bishën” elektrike