Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bollingeri i shndërron në tërësisht elektrikë SUV-in B1 dhe Pick-upin B2

Kompania e njohur Bollinger ka vendosur që t’i përditësojë dy modelet e saj, SUV-in B1 dhe Pick-upin B2. Bollinger i ka shndërruar në modele tërësisht elektrike.

Kujtojmë se Bollinger B1 është prezantuar dy vjet më parë, ndërsa B2 vitin e kaluar.

{gallery}

Tani, të dy modelet kanë nga dy motorë elektrikë me kapacitet në total prej 614 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijnë për 4,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 161 km/h.

Bollinger B1 dhe B2 vijnë me baterinë prej 120 kWh dhe me vetëm një mbushje mund të udhëtojnë deri në rreth 322 km. Po ashtu, të dy modelet janë më të lartë për 381 mm dhe bagazhin e kanë me kapacitet prej 2.359 kilogramë.

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar por raportohet se dërgesat e para të B1 dhe B2 pritet të fillojnë më 2021.