Automobilisti Liridon Kalenderi nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, pasi sot ka pasur aksident, i cili në dukje të parë duket mjaft i frikshëm, por që për fat të mirë të tij ka kaluar vetëm me dëme materiale, bën të ditur FASK-u përmes një komunikate për media.
“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte. Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze”, ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, dje ai ishte bindshëm më i miri në provat zyrtare dhe me të drejtë pritej që sot të ishte i pari.
Garën nuk e ka përfunduar as pretendenti tjetër për të fituar, italiani Antonino Migliuolo, i cili po ashtu sot ka pasur aksident.
Kosova në Buzet u paraqit me 7 garues.
{gallery}