ABT Sportsline së fundmi është marrë me modifikimin e një sërë modelesh të Audit, por kjo kompani e njohur gjermane nuk ka harruar as Volkswagen Beetlen.
Në këtë rast, fjala është për një model të veçantë në version kabrio që quhet ABT Beetle Cabrio, transmeton Koha.net. Ky model i veçantë vjen me eksterier ngjyrë bronzi, etiketat me ngjyrë të zezë, set të rrotave 19-inç nga alumini me ngjyrë argjendi, si dhe me interier prej lëkure ngjyrë të zezë si dhe me disa detaje nga fibra të karbonit.
Gjithashtu, ABT Sportsline ka përforcuar edhe motorin e këtij VW Beetle – benzinë 2.0-litër Turbo, në 213 kW/ 286 kuajfuqi, si dhe si pjesë shtesë e paketës janë edhe sistemi i ri i frenimit.
{gallery}