Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ABT prezanton Audi A4 Avant të përforcuar

Kompania e njohur ABT Sportsline, e cila merret me modifikimin e veturave, prezanton modelin e modifikuar A4 Avant të Audit.

Kjo kompani për këtë A4 Avant, ndër të tjera, ka zgjedhur maskën e përparme me logon “ABT”, disa sete të rrotave nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (tani ky model është më i ulët për 40 mm), disa elemente të reja në interier si dhe disa paketa për përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

{gallery}

Audi A4 Avant në version standard ka motor benzinë me kapacitet prej 185 kW/252 kuajfuqi dhe falë ABT Sportsline ai mund të përforcohet në 243 kW/330 kuajfuqi, pastaj motori dizel 2.0-litër TDI i cili në vend të 140 kW/190 kuajfuqi tani është përforcuar në 158 kW/215 kuajfuqi dhe motori tjetër dizel me 160 kW/218 kuajfuqi është përforcuar në 184 kW/250 kuajfuqi. Po ashtu, në dispozicion është edhe versioni i cili standard ka 200 kW/272 kuajfuqi ndërsa tani është përforcuar në 239 kW/325 kuajfuqi.