Auto

Kompania gjermane shënon 20 vjetorin me Abarthin e veçantë

Kompania gjermane e cila merret e modifikimin e veturave, Pogea Racing, ka vendosur që 20-të vjetorin ta shënojë me modelin e veçantë të modifikuara, Abarth 500, të cilin zyrtarisht e ka emëruar Pogea Racing Ares.

Pogea Racing, ka filluar me një veturë e cila ka motor 1.4-litër me kapacitet prej 135 kuajfuqi dhe ka përfunduar me një “bishë” prej 404 kuajfuqi e cila shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 288 km/h, transmeton Koha.net.

Ndryshime kanë pësuar edhe ndërruesi i shpejtësisë, amortizatorët, frenat dhe sistemi i shkarkimit të gazrave si dhe diferenciali LSD. Po ashtu, Pogea Racing Ares vjen edhe me rrotat e reja 18-inç, aerodinamikën e zgjeruar nga fibra të karbonit, si dhe me interier prej lëkure Alcantara.

Pogea Racing Ares peshon 977 kilogramë (me rezervar të plotë të karburantit dhe pa shofer), ndërsa çmimi i saj fillon nga 59 mijë euro.

{gallery}