Auto

Zbulohen fotografitë e para zyrtare të Jeep Wrangler të ri

Descriptive Text

Jeep Wrangler i ri është zbuluar gjatë një video prezantimi në panairin e veturave SEMA në Las Vegas, para debutimit të tij të plotë që do të bëhet në panairin e veturave në LA që mbahet gjatë këtij muaji.

Wrangler është përshkruar nga kjo markë si “SUV më i aftë”, dhe për modelin 2018 Jeep ka shtuar më shumë tipare të sigurisë, interier me teknikë të avancuar e motorë që kursejnë më shumë karburantin, transmeton koha.net.

Jeep Wrangler do ta ofrojë motorin e ri me këtë model, 2.0 litërsh me katër cilindra turbocharged me benzinë dhe atë 3.6 litërsh V6.

{gallery}

 


Lexoni edhe: Veturat më të mira të prezantuara deri tani në panairin e veturave SEMA 2017