Auto

BE-ja e Kina të gatshme për bashkëpunim në automjete

Descriptive Text

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë zhvilluar bisedime për bashkëpunim në një numër fushash, përfshirë atë automobilistike dhe lëndët e para, raportoi të hënën Reuters.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, ky vend është shprehur i gatshëm për thellim bashkëpunimi.

"Kina i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me BE-në në fushën e industrisë dhe është e gatshme të punojë me të për të thelluar bashkëpunimin e dobishëm dhe të favorshëm, si dhe për të arritur zhvillimin e përbashkët", ka thënë Xin Guobin, zëvendësministër i industrisë dhe teknologjisë së informacionit.

Takimi u kryesua nga Xin dhe Kerstin Jorna, drejtoreshë e përgjithshme e Komisionit Evropian për tregun e brendshëm, industrinë, sipërmarrjen dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.