Auto

Rusia, me ndihmën e Kinës, prodhoi Citroenin pa dijeninë e Stellantisit

Descriptive Text

Citroen C5 Aircross filloi të prodhohej në Rusi me ndihmën e Kinës. Fabrika e Stellantisit në Kaluga, mbi të cilën ky grup nuk ka më asnjë kontroll, e prodhon këtë model me ndihmën e kinezëve përmes importeve paralele.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kompania ruse Automotive Technologies importoi të paktën 42 pjesë veturash për të montuar modelin Citroen C5 Aircross në fabrikën në Kaluga, i cili në letër është ende në pronësi të grupit Stellantis, treguan dokumentet doganore.

Pjesët e veturave erdhën nga prodhuesi kinez Dongfeng Motor Group, që është partner i Stellantisit për tregun kinez. Dongfeng dhe Stellantis, prodhuesi i tretë më i madh i automjeteve në botë për nga të ardhurat, drejtojnë sipërmarrje të përbashkët tregtare në Kinë, nën të cilën Dongfeng mund të prodhojë dhe shesë markat e Stellantisit në Kinë.

Por kompania kineze shkeli qartë marrëdhënien e partneritetit dhe dorëzuan pjesë montimi tek kompania ruse Automotive Technologies me ndihmën e së cilës rusët montuan Citroen C5 Aircross në fabrikën në Kaluga, raporton Reuters.

Mund të jetë gjithashtu tregues se Stellantisi ka nënshkruar së fundmi partneritet me një prodhues tjetër kinez - Leapmotor, dhe se dëshiron t'i japë fund bashkëpunimit me Dongfeng, i cili në një farë mënyre “tradhtoi” Stellantisin me këtë lëvizje. Madje, kompania që ka pronësinë ekskluzive për Citroenin as që e dinte se dikush tjetër po e prodhonte markën e saj.