Auto

Rumani, heqje e përjetshme e patentë shoferëve kush shkakton aksidente fatale në gjendje të dehur

Në Rumani, është lansuar një projektligj që kërkon heqjen e përjetshme të patentë shoferit për ata që shkaktojnë aksidente fatale nën ndikimin e alkoolit ose lëndëve narkotike.

Drejtuesve të mjeteve që shkaktojnë aksidente fatale dhe janë nën ndikimin e alkoolit ose drogës do t'u hiqet patenta e shoferit përgjithmonë, sipas një ligji të ri të nisur nga disa deputetë të PNL-së në Rumani. Projektligji i ri është paraqitur dhe tashmë është dorëzuar për diskutim në dhomën e deputetëve dhe Senati e ka miratuar.

Sipas shpjegimit të iniciatorit të projektligjit, nëse shoferi shkakton aksident me vdekje në gjendje të dehur apo të droguar do t’i ndalohet përjetësisht ngasja e një mjeti motorik.

Rumania është vendi me numrin më të madh të aksidenteve fatale në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, vitet e fundit është rritur edhe numri i drejtuesve të mjeteve që kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Rumunët deklarojnë se në periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2022 janë zbuluar 1294 shoferë nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe 13.509 nën ndikimin e alkoolit.