Auto

Rritet shitja e veturave në Turqi, veçanërisht ajo vendase

 

Tregu i automjeteve në Turqi regjistroi shitjet e dyta më të larta në historinë e matjes së këtyre statistikave gjatë muajit nëntor.

Shoqata e Distributorëve të Automjeteve të Turqisë bëri të ditur se në muajin nëntor në këtë vend janë shitur rreth 115.040 automjete, që është rritje prej 39.8 për qind krahasuar me një vit më parë.