Auto

Sa shpesh duhet të ndërrohen pjesë të caktuara të veturës?

Në mënyrë që vetura të jetë funksionale dhe e sigurt, është e nevojshme mirëmbajtja e rregullt.

Përveç zëvendësimit të rregullt sezonal të gomave të verës dhe dimrit, duhet ndërrimi plotësisht i gomave në rast se thellësia e shkeljes zvogëlohet në 1.6 milimetra ose më së voni pas gjashtë vjetësh nga data e prodhimit (shih shenjën DOT në gomë që tregon vitin e prodhimit), sipas ZDF-së.

Ndërsa vaji duhet të ndërrohet çdo një deri në dy vjet, në varësi të modelit të veturës, ZDF rekomandon ndryshimin e lëngut të frenave çdo dy vjet.

Ndërrimi i kandelave parashihet të bëhet çdo 30 mijë kilometra, dhe e njëjta gjë vlen edhe me filtrin e karburantit në automjetet me naftë. Në rastin e motorëve me benzinë, kërkohet një filtër i ri karburanti në rreth 50 mijë kilometra.

Çdo pesë vjet, duhet të ndryshohet rripi i dhëmbëzuar.