Ferrari 365 GTB/4 ka parë dritën pas më shumë se dyzet vjetësh sa kishte qëndruar i braktisur në një garazh dhe sot ai do t’i sjellë pronarit të tij një fitim të madh.
Në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1.200 njësi të modelit Ferrari 365 GTB/4.
Prej këtij numri vetëm pesë automjete ishin prodhuar me karroceri të lehtë për gara në Dayton dhe vetëm njëri prej tyre mundi të vozitej në rrugët publike – Ferrari 365 GTB/4, i cili me dekada mblodhi pluhurin në një garazh.
Praktikisht i vetmi në botë, Ferrari 365 GB4/4 Dayton Berlinett Alloy by Scaglietti në shtator do të dalë në shitje, si pjesë e ankandit të shtëpisë RM Sotheby’s, transmeton Kosovapress.
Automobili është në gjendje origjinale, gjë të cilën koleksionuesit e vlerësojnë shumë tek old-timer.
Përveç kësaj, automobili ka kaluar vetëm 36.390 km, gjë e cila do të ndikojë në ngritjen e çmimit.
Edhe
Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë
Vlerësohet se në ankandin e ardhshëm pronari i ri do të paguajë ndërmjet 1,65 deri 2 milionë dollarë, ndërsa pas restaurimit të veturës, vlera e saj më vonë do të rritet dukshëm.
{gallery}
-
Ferrari i rrallë, me vetëm rreth 400 km të kaluar, pritet të shitet mbi 2 milionë euro
-
E la 47 për vjet në garazh, pronari pritet ta shesë veturën për miliona euro
-
Francezi nxjerr Ferrarin në ankand pasi e kishte braktisur për 46 vjet shkaku i gjobave
-
Në Gjermani një burrë paraqitet si blerës dhe më pas e vjedh Ferrarin