Shefi i Volkswagenit, Thomas Schafer, ka konfirmuar se emri Golf the modelet e performancës së lartë R do të jetojnë edhe në epokën elektrike të Volkswagenit, raporton “Auto Express”.
Një Golf R tërësisht elektrik është i mundur të dalë në treg në vitin 2028.
“Auto Express” ka publikuar një foto se si do të mund të dket një Golf tërësisht elektrik.
“Emrat ikonikë, e kjo është vendosur definitivisht, do të mbahen edhe në të ardhmen. E këta emra janë Golf, Tiguan dhe GTI. Kjo është e kryer. Të tjerat do të vlerësohen rast pas rasti. Ne do të rinovojmë Golfin vitin e ardhshëm”, ka thënë Schafer duke paralajmëruar për se në vitin 2024 do të dalë një model i ripunuar i Golf Mk 8.5.
Schafer ka thënë se një Golf tërësisht elektrik mund të vijë në vitin 2028.