Auto

Citroeni zgjeron linjën e veturave hibride

Teknologjia hibride i është shtuar linjës së re të Citroen C5 Aircross me versionin “Hybrid 136”.

Sistemi i ri, sipas “Auto-Expressit”, do të kombinojë motorin 1.2-litërsh, PureTech benzinë me motorin elektrik. Teknologjia ia mundëson që bashkë dy motorët ofrojnë rreth 135 kuajfuqi.

Ky model funksionon me marsh automatik me gjashtë shpejtësi.

Citreni ka thënë se në modelin “Hybrid 136” do të ketë kursim të shpenzimeve për rreth 15 për qind në krahasim me modelet paraprake.

Sipas kompanisë, vetura do të ketë çmim “të ngjashëm me C5 Aircrossin”. Kjo nënkupton se modeli do të kushtojë mbi 30 mijë euro, kur të dalë në shitje gjatë verës.