Gjigandi i veturave “Ford” ka bërë të ditur se do të shkurtojë rreth 3,800 vende pune në të gjithë Evropën, duke përfshirë 1,300 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo është një e pesta e fuqisë së saj totale të punës në Britani, raportoi BBC-ja të martën.
Reduktimi i vendeve të punës në zhvillimin e produktit dhe administrimin është si pjesë e një riparimi, pasi Fordi po lufton me kostot në rritje dhe e po e drejton prodhimin e tij drejt automjeteve elektrike.
Rreth 2,300 vende pune do të shkurtohen në Gjermani dhe 200 në pjesën tjetër të Evropës, bëri të ditur kompania.
“Prodhuesi amerikan i automjeteve do të mbajë rreth 3,400 inxhinierë në Evropë, të cilët do të bazohen në teknologjinë bazë të ofruar nga homologët e tyre amerikanë dhe do ta përshtatin atë me klientët evropianë”, ka thënë shefi evropian i automjeteve elektrike të pasagjerëve (EV) dhe kreu i Ford Gjermanisë, Martin Sander në një telefonatë për shtyp.
“Ka shumë më pak punë për t'u bërë në sistemet lëvizëse që lëvizin jashtë motorëve me djegie. Ne po lëvizim në një botë me më pak platforma globale ku nevojitet më pak punë inxhinierike. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë rregullimet”, ka shtuar ai.
Shumë kompani të mëdha botërore kanë bërë të ditur javëve të fundit vendimet e tyre për shkurtim të vendeve të punës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.