Auto

Toyota Corolla, vetura më e shitur në vitin 2022

Toyota Corolla, një model global i krijuar në tregjet evropiane, aziatike dhe amerikane, u shit në 1.12 milionë njësi gjatë vitit 2022.

Vetura më e shitur në botë konfirmoi edhe një herë popullaritetin e saj sipas listës së bazuar në numrin e veturave të regjistruara, të përgatitur nga AutoNews.

Dhe pozita e dytë e veturës më popullore në botë i takoi modelit Toyota, RAV 4. 871.400 njësi të modelit RAV4 iu dorëzuan klientëve.

Toyota Camry është në vendin e dhjetë. Edhe pse projektuar kryesisht për tregun amerikan, u shitën 677 mijë njësi.

Toyota si prodhues vazhdon të jetë bindshëm në vendin e parë sa i përket veturave të shitura.