Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvoja emëron drejtorin e ri të qendrës së sigurisë

Prodhuesi suedez i veturave, Volvo, ka emëruar shefin e ri të qendrës së sigurisë.

Asa Haglund, e cila filloi punën e saj në Volvo më 2004 si analiste e aksidenteve, është vendosur në këtë pozitë që luan rolin kryesor në synimin e prodhuesit të automjeteve për të eliminuar të gjitha përplasjet në të ardhmen, raportoi të hënën “Automotive”.

46-vjeçarja ka filluar punën në pozitën e re më 1 shkurt, ka njoftuar kompania.

Gjatë gati 19 viteve me kompaninë, ajo ka mbajtur gjithashtu role kyçe si menaxhere e përplasjeve nga pas dhe për sigurinë e fëmijëve.

Haglund pasoi Thomas Brobergun, i cili kishte shërbyer si ushtrues detyre i kreut të qendrës së sigurisë që nga vera e kaluar.

Edhe Volvo do ta prezantojë një SUV elektrik me teknologji të lartë sigurie Auto Volvo do ta prezantojë një SUV elektrik me teknologji të lartë sigurie

Ai do të kthehet në rolin e tij të mëparshëm si këshilltar i lartë teknik për sigurinë.

Broberg mori drejtimin e qendrës së sigurisë pasi Malin Ekholm u largua nga kompania për t'u bashkuar me startupin e veturave elektrike me bazë në Kaliforni, Rivian, si zëvendëspresident i shasisë, dinamikës dhe atributeve.