Kompania gjermane e automjeteve, BMW, ka zgjeruar marrëveshjen me startupin amerikan Solid State, për të shtuar një licencë për R&D që do t’i mundësojë prodhuesit të automjeteve të fillojë prodhimin e qelizave prototip në gjendje të ngurtë në Qendrën e Kompetecës së Prodhimit të Qelizës në Parsdorf afër Mynihut, raportoi të hënën “Automotive”.
Përmes një deklarate të lëshuar për medie, BMW-ja ka njoftuar se do të fillojë prodhimin e qelizave në gjysmën e parë të këtij viti, me synim që të zhvillojë qeliza baterish mjaft të mëdha për t’u testuar në një automjet para vitit 2025.
Kështu bëri të ditur Peter Lamp, kreu i kërkimit dhe zhvillimit të baterive të BMW-së.
Solid Power ka marrëveshje zhvillimi me BMW-në dhe Fordin, të cilët janë gjithashtu investitorë.
Nëse teknologjia e saj përmbush objektiva të caktuara të performancës, ajo mund të konsiderohet për kontratat e furnizimit të automobilave.
-
Solid Power po punon që sivjet t’i dorëzojë bateritë e ngurta te BMW-ja e Ford-i
-
Toyota pretendon se ka bërë zhvillimin që mund ta “ndryshojë lojën” për veturat elektrike
-
BMW-ja nuk heq dorë nga motorët me djegie
-
VW-ja favorizon SHBA-në në vend të Evropës për ndërtimin e fabrikave të baterive
-
Mercedes-Benz fillon ndërtimin e fabrikës së riciklimit të baterive në Gjermani