Një shkelje e të dhënave në biznesin indian të Toyotas dyshohet të ketë ekspozuar disa informacione personale të klientëve, shkroi Reuters të hënën.
Toyota India tha se ka njoftuar autoritetet përkatëse indiane për thyerjen e të dhënave në Toyota Kirloskar, një ndërmarrje e përbashkët me konglomeratin indian Kirloskar Group.
"Toyota Kirloskar (TKM) është njoftuar nga një prej ofruesve e saj të shërbimit për një incident që mund të ketë ekspozuar informacionin personal të disa prej klientëve të TKM-së në internet", tha kjo kompani në një deklaratë pa bërë të ditur dëmin e thyerjes së të dhënave apo numrin e klientëve të prekur.
Sipas kompanisë, një gjë e ngjashme ka ndodhur tetorin e kaluar, ku janë rrjedhur potencialisht rreth 296,000 pjesë informacioni të klientëve.