Auto

Brenda “varrezave” të veturave klasike, ku Jaguarët e Austinët janë lënë të ndryshken me dekada

Një eksplorues ka zbuluar në Edinburgh të Skocisë një “varrezë makinash” ku vetura të bukura klasike janë lënë të ndryshken me dekada, raporton “The Sun”.

Veturat e preferuara të britanikëve si Jaguar e Austin, të prodhuara qysh në vitet 1960-ta, përbëjnë pjesën më të madhe të koleksionit. Në këtë koleksion mund të ketë disa “xhevahirë të rrallë”.

Makinat janë grumbulluar nga një entuziastë i panjohur dhe nuk dihet arsyeja pse janë braktisur.

Në imazhe shihen veturat, në gjendje shumë të rëndë, të braktisura në një pjesë të pyllëzuar.

Disa prej tyre duket se janë përfshirë në aksidente, ndërsa vërehet se aty janë për një kohë të gjatë.

Një prej veturave është pa dritare apo dyer, ndërsa një tjetër është mbuluar nga bari.

Një tjetër duket se ka pasur aksident të rëndë.

Fotot i ka publikuar eksploruesi Grant Vincent.

“Të gjitha makinat, të mbushura me bar, ferra dhe barëra të këqija, ishin shumë interesante dhe mjaft unike”, ka thënë Vincent. “Shumica e makinave ishin shumë të vjetra mes 40 dhe 60 vjet. Unë besoj se kushdo që i zotëronte ato ishte koleksionues i makinave Jaguar, pasi kishte një numër të madh të tyre”.