Auto

Për herë të parë, spiunohet në testime Audi A3 2023 në stil të veçantë

Audi është duke e bërë gati modelin e ri Audi A3. Për herën e parë, modeli i ri është spiunuar në stilin ‘sedan’. Pavarësisht kamuflazhit, në fotografitë e publikuara nga “Auto-Express” shihen detajet kryesore të veturës.

A3 i fundit u lansua më 2020. Pamjet e para të versionit të ri, që pritet të shpaloset në vitin e ardhshëm, tregojnë ndryshime të vogla.

Grila e veturës së re duket të jetë më e madhe, ndërsa shihen ndryshime edhe në drita.

Vetura pritet të vijë edhe në versionet tërësisht elektrike.

Sa i përket modeleve tradicionale, Audi A3 i ri pritet të jetë vetura e fundit me djegie të brendshme.

{gallery}