Auto

Audi ridizajnon logon

Epoka digjitale ka frymëzuar prodhuesit e veturave për të ridizajnuar logot e tyre gjatë viteve të fundit, dhe Audi është tani në mesin e tyre.

Shumë kompani zgjodhën një dizajn dy-dimensional që i bënte logot të qëndrueshme në të gjitha këndet, nga ekranet e kompjuterit deri te grilat e përparme. Audi i është bashkuar tani trendit dhe prezantoi një dizajn të ri logoje 2D për automjetet dhe markën e tij.

Katër unazat janë ruajtur, por stili i përgjithshëm është shumë më "i sheshtë". Dizajneri i Audi, Andre Georgi, ka thënë se logoja e re është "dukshëm më moderne" se e kaluara. Ideja e logos 2D të Audi-t daton në vitin 2016, por ajo mori vrull në vitin 2020, kur prodhuesi gjerman i veturave filloi të rimendonte identitetin e korporatës. Më pas u vendos që të katër unazat të duken gjithmonë dhe kudo njësoj.

Megjithatë, katër unazat që përbëjnë logon janë të pazëvendësueshme, duke përfaqësuar bashkimin e katër prodhuesve të veturave më 1932 në Auto Union. Kjo kompani më vonë u bë Audi siç njihet dhe sot.

Para Audi, dizajni i logos u ndryshua nga Volkswagen, BMW, Nissan, Skoda, Kia, Peugeot, Renault, General Motors, Buick dhe të tjerë.