Auto

Zyrtare: Ford Fiestas i vjen fundi

 

Tashmë është konfirmuar. Modeli Fiesta do të hiqet nga linja e Fordit. Kompania s’do prodhojë më këtë veturë, duke nisur nga qershori i vitit 2023.

“Në Evropë, po përshpejtojmë përpjekjet tona drejt elektrifikimit të plotë me veturat tona tërësisht elektrike deri më 2030 – dhe të gjitha veturat tona deri më 2035. Teksa po kalojmë në një tranzicion drejt të ardhmes elektrike, do të ndërpresim prodhimin e S-Max dhe Galaxys në Valencia në prill të 2023-s dhe do ta ndalim prodhimin e Fiestas në Koeln të Gjermanisë, kah fundi i qershorit 2023”, ka thënë në një njoftim presidenti i Fordit në Evropë, Martin Sander, raporton “Auto-Express”.