Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nissani shet biznesin në Rusi për 1 euro

Nissan

Nissan Motor do ta dorëzojë biznesin në Rusi në një ndërmarrje shtetërore për vetëm një euro, ka njoftuar kompania të martën, duke marrë me vete humbjen prej 687 milionë dollarësh.

Prodhuesi japonez i ka transferuar aksionet te kompania shtetërore ruse “NAMI”, ka njoftuar vetë kompania. Marrëveshja nënkupton se Nissani ka të drejtën që ta blejë sërish biznesin pas gjashtë vjetësh, ka njoftuar Ministria e Industrisë dhe Tregtisë në Rusi, shkruan Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja e bën Nissanin gjigantin e radhës që largohet nga Rusia qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Po ashtu, lëvizja ndjek largimin e prodhuesit francez, si top-aksionar i Nissanit, Renaultin, që shiti shumicën e aksioneve në Rusi në maj.

Shitja te “NAMI” përfshin edhe fabrikat e prodhimit në St. Petersburg dhe qendrën e shitjes dhe marketingut në Moskë, ka njoftuar Ministria.

Nissani pati thënë se pret humbje prej rreth 687 milionë dollarësh, por nuk i pati publikuar përfitimet për vitin financiar që përfundon në mars.

Renaulti, që ka nën pronësi 43 për qind të Nissanit, pati parashikuar që vendimi nga partneri japonez për largim nga Rusia, do të çonte në humbje neto prej 331 milionë eurosh të hyrash për pjesën e dytë të vitit 2022.

Nissani pati pezulluar prodhimin në St. Petersburg në mars për shkak të telasheve në zinxhirin e furnizimit. Që nga ajo kohë, kompania dhe njësitet lokale kanë monitoruar situatën. Por “nuk është parë” ndonjë shans i ndryshimit të ambientit, prandaj është vendosur për largim.

Edhe partneri, Mitsubishi Motors, pritet të largohet nga Rusia.