Auto

San Francisko lëshon në rrugë auto-taksi pa shofer

Në San Francisko të SHBA-së, po zhvillohet një auto-taksi plotësisht pa shofer.

Aktualisht këto vetura po lejohen të qarkullojnë natën, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Kompania Cruise thotë se veturat do të revolucionarizojnë transportin.

Por kritikët thonë se vendosja e taksive plotësisht autonome në rrugët urbane është e parakohshme dhe e rrezikshme.