Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla, do t’i tërheq gati 1.1 milion automjete sepse sistemi automatik i lëvizjes së dritareve mund të mos reagojë siç duhet pas zbulimit të një problemi që rrit edhe rrezikun për lëndim, njoftoi Reuters të enjten.
Tesla e ka njoftuar Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada se do të kryejë një përditësim të softuerit të sistemit automatik.
Tesla ka njoftuar se gjatë testimit të produktit në gusht, punonjësit identifikuan performancën e sistemit automatik të dritareve, ku hasën në disa ndryshime më të mëdha sesa pritej.
Kompania tha se duke filluar nga 13 shtatori, automjeteve në prodhim dhe para dorëzimit u janë vendosur softuerë të përditësuar për funksionimin e dritareve ashtu siç kërkohet.