Auto

“Goodyear” do të përdorë gomat pa ajër fillimisht në Hënë dhe më pas në Tokë

“Goodyear” ka filluar prodhimin e gomave hënore për automjete në bashkëpunim me Lockheed Martin dhe General Motors dhe projekti pritet të përfundojë në vitin 2025, shkruan AutoCar.

Kompanitë shpresojnë të jenë të parat që do të vendosin operacione afatgjata të automjeteve tregtare në Hënë. Në këtë partneritet, “Goodyear” ofron ekspertizën e saj në projektimin dhe prodhimin e gomave pa ajër, një komponent kyç për ngasjen në sipërfaqen hënore.

Për të rritur lëvizshmërinë hënore dhe për t'i bërë ballë kushteve të vështira të hënës, “Goodyear” po përdor teknologjinë e saj të gomave pa ajër.

"Gjithçka që kemi mësuar nga prodhimi i gomave për mjedise jashtëzakonisht të vështira operimi në Hënë do të na ndihmojë të bëjmë goma më të mira pa ajër për përdorim në Tokë", ka thënë Chris Helsel, zëvendëspresidenti i lartë i operacioneve globale dhe shef i teknologjisë në “Goodyear”.