Rritja e normave të interesit dhe inflacionit kanë filluar të rëndojnë kërkesën për vetura, ndërsa kostot më të larta për lëndët e para, energjinë dhe logjistikën pritet të godasin fitimet, raportoi Automotive.
Erërat e kundërta ekonomike të Evropës po e kapin hapin me industrinë e automobilave të rajonit.
Dega financiare e Volkswagenit pret që fitimet të bien këtë vit, sepse rritja e normave të interesit dhe inflacioni kanë filluar të rëndojnë kërkesën për vetura.
Konsumatorët kanë dyshime nëse duhet të blejnë një automjet apo ta shtyjnë atë për një muaj më pas, pasi shqetësimet për rritjen e çmimeve të energjisë veçse po rriten, ka thënë Frank Fiedler, zyrtar kryesor financiar i VW Financial Services.
Kjo pason paralajmërimet nga BMË-ja javën e kaluar se porositë e automjeteve të reja po tërhiqen nga nivelet e larta, veçanërisht në Evropë.
Derisa shitjet e automjeteve në Evropë kanë rënë gjatë vitit të kaluar, Mercedes-Benz, VW, BMW dhe prodhues të tjerë kanë pasur fitime të larta sepse e kanë përqendruar prodhimin e tyre të kufizuar në modelet me diferencë të lartë.
Disa prodhues, duke përfshirë Stellantisin dhe Mercedesin, mbeten optimistë se mund të mbajnë fitime të forta në gjysmën e dytë të vitit.