Auto

Tesla me marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh për produkte nikeli nga Indonezia

Prodhuesi amerikan i makinave “Tesla” ka nënshkruar kontrata me vlerë rreth 5 miliardë dollarë për të blerë materiale për bateritë e tyre nga kompanitë e përpunimit të nikelit në Indonezi, tha një ministër i lartë i kabinetit për CNBC Indonesia.

Ekonomia më e madhe e Azisë Juglindore është përpjekur ta bind Teslën të krijojë një fabrikë prodhimi në vend, i cili ka rezerva të mëdha nikeli.

Presidenti, Joko Widodo u takua me themeluesin e Teslas, Elon Mus në fillim të këtij viti për të tërhequr investimet.

"Ne jemi ende në negociata të vazhdueshme me Teslan ... por ata kanë filluar të blejnë dy produkte të shkëlqyera nga Indonezia”, tha ministri Koordinues për Çështjet Detare dhe Investimeve Luhut Pandjaitan në një intervistë të transmetuar të hënën.

Ai tha se Tesla nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me kompanitë e përpunimit të nikelit që operojnë nga Moroëali, në ishullin Sulawesi. Materialet e nikelit do të përdoren në bateritë e litiumit të Teslës.

Indonezia është e prirur të zhvillojë industritë e automjeteve elektrike dhe baterive në shtëpi dhe kishte ndaluar eksportet e xehes së nikelit për të siguruar furnizimin për investitorët. Lëvizja kishte tërhequr me sukses investime nga gjigantët kinezë të çelikut dhe kompanitë koreano-jugore si LG dhe Hyundai.