Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rolls-Royce po teston intensivisht veturën e saj të parë elektrike

Modeli elektrik Spectre i Rolls-Royce aktualisht po kalon kilometrat e testit në rrugët e Rivierës Franceze, shkruan Autoblog.

Nuk ka pushim për drejtuesit e testimit dhe inxhinierët në kompaninë britanike të veturave nën kujdesin e BMW-së, të cilët po testojnë/zhvillojnë Rolls-Roycein e parë të fuqizuar vetëm me motorë elektrikë/

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me njoftimin e mëhershëm se modeli i prodhimit do të jetë gati në fund të vitit të ardhshëm, RR ka kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha punimet në modelin me energji elektrike që do të përshkojë rreth 2.6 milionë kilometra testime në kushte të ndryshme klimatike.

Prototipi i testimit deri më tani ka përshkuar 625 mijë kilometra..

Rolls-Royce nuk zbuloi shumë detaje teknike për modelin e parë elektrik ultraluksoz, dyert e të cilit janë 1.5 metra të gjata, por dihet se Spectre bazohet në një platformë të re EV.