Auto

Mitsubishi do t’i investojë 666 milionë dollarë në Indonezi

Kompania japoneze e automjeteve, Mitsubishi, deklaroi se do t’i investojë 666 milionë dollarë në Indonezi, përgjatë periudhës 2022-2025, raportoi Reutersi të martën.

Sipas njoftimit, investimi po bëhet në përfaqësinë e kompanisë në Xhakarta, me qëllim të zgjerimit të prodhimit në Azinë Juglindore.

Drejtori i kompanisë, Takao Kato, deklaroi se po planifikon të prodhohen automjete hibride dhe elektrike, derisa synohet që kapaciteti të rritet nga 72 mijë njësi të prodhuara në vit, në 98 mijë.

Ministri i Ekonomisë së Japonisë, Airlangga Hartarto, tha se Indonezia është konkurruese me normat e taksave, për dallim nga vendet e tjera.

“Megjithatë, ka taksa të ndryshme rajonale që i bëjnë taksat të duken më të mëdha në Indonezi. Kjo është ajo që ne po shqyrtojmë në qeverinë qendrore”, shtoi ai.