Zyrtarë të industrisë së automjeteve nga Irani, Rusia dhe Turqia po shqyrtojnë një program të përbashkët për të prodhuar vetura, raportoi Radio Evropa e Lirë, duke cituar mediat shtetërore iraniane.
“Ka një mundësi të madhe për bashkëpunim trepalësh mes prodhuesve të makinave të tri vendeve. Ato mund të zënë një pjesë të madhe të tregut”, tha kreu i Shoqatës Iraniane të Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve, Mohamadreza Najafi-Manesh.
Ai tha se propozimi është paraqitur fillimisht nga Turqia dhe se Rusia është “e interesuar” pas sanksioneve që ka marrë nga perëndimi, e që ka paralizuar autoindustrinë e saj.
Shumë prodhues perëndimorë kanë prodhuar vetura në Rusi gjatë dy dekadave të fundit, por që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shumica janë tërhequr. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, të cilat pengojnë industrinë e automobilave në vend. \autoblog