Audi, një markë e Grupit Volkswagen, njoftoi të enjten një investim prej 19.22 milionë dollarë për të rifilluar prodhimin në fabrikën në shtetin Parana në Brazil, sipas planeve të zbuluara në fund të vitit të kaluar, shkruan Reuters.
Fillimisht, fabrika do të ketë një kapacitet maksimal prodhimi prej 4 mijë automjetesh në vit, shtoi kompania në një deklaratë.
Audi do të montojë modelet Audi Q3 dhe Audi Q3 Sportsback në fabrikën në qytetin e Sao Jose dos Pinhais, fillimisht vetëm për tregun brazilian.
Audi kishte ndërprerë linjën e montimit në vitin 2020, pas përfundimit të ciklit të prodhimit për versionin e tij të mëparshëm të Q3 SUV.
Në nëntor, Volkswageni pezulloi prodhimin në kompleks për shkak të mungesës së komponentëve elektrikë.