Auto

Levë në vend të timonit, ngasja do të bëhet “një lojë kompjuterike”

Descriptive Text

Nga viti i ardhshëm, furnizuesi gjerman Schaeffler-Paravan dëshiron të nisë një epokë të re, drejtimin e veturave përmes një leve në vend të timonit.

Kompania gjermane ka nisur testimin e sistemit “by-wire”, duke përdorur levë në vetura sportive dhe në automjete rrugore.

Kontrollet funksionojnë si në një lojë kompjuterike: majtas është majtas, djathtas është djathtas, gazi është përpara dhe frenat janë prapa.

Kontrolli i levës së Paravanit konsiderohet revolucionar. Kjo është arsyeja pse Schaeffler hyri në këtë projekt si investitor dhe tani bashkërisht po përpiqet të komercializojë sistemin në vitin 2023.

Përparësitë e sistemit vlerësohen të mëdha.

Paravan ka përvojë të madhe në zhvillimin e sistemeve të kontrollit për personat me aftësi të kufizuara dhe sipërmarrja e përbashkët Schaeffler-Paravan njoftoi se është tri vjet përpara konkurrencës për sa i përket zhvillimit. Pritet që personat me aftësi të kufizuar të përfitojnë më shumë nga ky sistem. /autoblog