Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike, BYD, ka një kapitalizim tregu prej më shumë se 128 miliardë dollarë që nga 8 qershori 2022, duke e bërë atë prodhuesin e tretë më të vlefshëm të veturave në botë për nga kapitalizimi i tregut, sipas statistikave të publikuara nga CompaniesMarketCap.
Kompania është nga Shenzhen, nga provinca e Guangdong, e cila mbështetet nga investitori Warren Buffett, dhe ishte i vetmi prodhues i veturave nga Kina që është në mesin e dhjetë më të mirëve.
Kompania shënoi një tjetër muaj rekord në shitje dhe prodhim në maj, me të dyja shifrat që i kalonin 100 mijë.
Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve, muajin e kaluar, shitjet e automjeteve BYD, me energji të re, u rritën me 148.28%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 114.943. Gjatë pesë muajve të parë, BYD shiti 512.363 njësi veturash NEV, një rritje prej 161.85% nga viti në vit.
BYD njoftoi më parë se kishte ndaluar prodhimin e automjeteve tradicionale me benzinë që nga marsi. Në të ardhmen, biznesi i veturave i BYD do të fokusohet në automjetet elektrike të pastra dhe automjetet elektrike hibride.
Me rënien e COVID-19, kapitalizimi i tregut të prodhuesve kinezë të veturave ka treguar kohët e fundit një tendencë rritjeje pasi sektori vendas vazhdon të prodhojë.
Great Wall Motors i Kinës, me një kapitalizim tregu prej 39 miliardë dollarësh, kaloi Ferrarin në vendin e 11-të. Nio dhe SAIC Motor renditen në vendin e 13-të dhe të 16-të.
Në total, Tesla, me një kapitalizim tregu prej 742.46 miliardë dollarësh, merr kurorën në listën e renditjes. Toyota zuri vendin e dytë, ndërsa Volkswagen dhe Mercedes-Benz janë në vendin e katërt dhe të pestë.