Auto

Thyhet rekordi i shitjeve të veturave elektrike

 

Shitjet e veturave elektrike në botë, duke përfshirë hibride plotësisht elektrike dhe plug-in, u dyfishuan në vitin 2021, duke arritur rekord të prej 6.6 milionë shitjeve, sipas raportit të së martën të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Kina kishte gjysmën e shitjeve totale botërore të veturave elektrike me 3.3 milionë njësi, ndërsa shitjet në Evropë u rritën me 65 për qind në 2.3 milionë.