Falë amerikanit Allen Breed, një pjesë e madhe e shoferëve në botë, i kanë shpëtuar vdekjes në aksidente të rënda. Inxhinieri u bë i njohur me shpikjen e jastëkut të njohur si airbag, që shërben për mbrojtjen në rast të një aksidenti.
Breed u lind në Çikago të SHBA-së në vitin 1927, e gjatë tërë jetës u mor me inxhinieri dhe prodhim të teknologjisë për vetura. Në vitin 1968, u bë inxhinieri i parë në botë që e shpiku sensorin për sistemin e sigurisë.
Jastëku i parë mbrojtës u përdor në veturën “Oldsmobile Toronado”.
Airbagu aktivizohet në momentin kur sensori detekton se makina ka pësuar aksident ose është përplasur. Jastëku është i mbushur me ajër dhe është i vendosur në ballë të timonit.
Breed vdiq në vitin 2000, por pas vetes la dhjetëra çmime që i mori në fushën e inxhinierisë.