Auto

Ferrari zbulon një makinë “Unike”

Ferrari
 

Çdo makinë Ferrari është e veçantë, por ka disa që janë më speciale se të tjerat. Mbi këto, janë makinat unike, që njihen si “one-off”, të krijuara për vetëm një klient.

Unikja më e re e markës së famshme italiane është Ferrari SP48 Unica, një makinë e ndërtuar mbi bazën e Ferrari F8 Tributo, por krejtësisht e ridizenjuar për klientin fatlum.