Auto

Fordi po tërheq më shumë se 250 mijë SUV

Montimi i boshtit të pasmë të Fordit mund të thyhet dhe të shkaktojë ndarjen e boshtit të veturës, ka thënë rregullatori i sigurisë amerikane të mërkurën.

Për këtë arsye, Fordi po tërheq mbi 250 mijë vetura SUV Explorer në Shtetet e Bashkuara, sepse ato mund të ecin papritur ndërsa janë të parkuara dhe nuk e kanë frerin e parkimit ndezur, shkruan Autoblog.

Dokumentet thonë se Fordi ka 235 pretendime garancie për shkak të problemeve.

Kompania thotë se nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti apo lëndimi në lidhje me problemin.