Regjistrimet e veturave të reja në Evropë ranë për të nëntin muaj radhazi në mars pasi problemet e zinxhirit të furnizimit të penguara edhe më tej nga lufta në Ukrainë vazhduan të godasin sektorin e automobilave të rajonit, treguan të mërkurën të dhënat e industrisë, shkruan Reuters.
Numri i automjeteve të reja të regjistruara në Bashkimin Evropian, Britani dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) ra 18.8% nga viti në vit në mars, treguan të dhënat nga shoqata e prodhuesve të veturave në rajon (ACEA).
Të katër tregjet kryesore të Bashkimit Evropian - Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca - raportuan një rënie në regjistrimet e veturave duke filluar nga 17.5% në Gjermani në 30.2% në Spanjë.