Auto

Fabrika hungareze e Suzukit pezullon eksportet në Rusi dhe Ukrainë

Descriptive Text

Fabrika hungareze e Suzukit po pezullon eksportet e veturave në Rusi dhe Ukrainë dhe po përpiqet të ruajë vëllimet e planifikuara të prodhimit përmes tregjeve të tjera.

Suzuki ndërton SUV-të Vitara dhe SX4 S-Cross në Hungari, ndërsa njoftoi se eksporton rreth 10 mijë automjete në Rusi dhe Ukrainë në vit dhe po përpiqet të zhvendosë porositë e prekura në tregje të tjera për të ruajtur vëllimet e planifikuara të prodhimit.

Biznesi hungarez i Suzukit shiti 119,098 vetura në vitin 2020 bazuar në shifrat më të fundit të disponueshme në faqen e tij të internetit, duke përfshirë 101,672 automjete në tregjet e huaja, që do të thotë se Rusia dhe Ukraina përbëjnë afërsisht një të dhjetën e eksporteve të saj vjetore.

"Kompania jonë nuk ka furnizues të drejtpërdrejtë të nivelit 1 në zonat e prekura", tha zëdhënësja Zsuzsanna Bonnar-Csonka, duke iu referuar Rusisë dhe Ukrainës. “Megjithatë, ne po monitorojmë vazhdimisht të gjithë zinxhirin e furnizimit. Mungesa globale e çipave përfaqësonte ende pengesën më të madhe”, tha Bonnar-Csonka, raporton Automotive News.

Sektori i automjeteve ka qenë një shtyllë e rritjes dhe eksporteve të Hungarisë, por edhe para luftës prodhimi ishte penguar nga mungesa globale e gjysmëpërçuesve.